Arbëri

KQZ-ja certifikon listën me gati 1.9 milionë votues

 

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar sot listën përfundimtare të votuesve. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të kenë të drejtën e votës 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë, ndërsa rreth 24 mijë votues do të jenë të rinj për dallim nga zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Gjithashtu, në listën zyrtare të votuesve janë përfshirë edhe 90 mijë votues që në zgjedhjet e fundit kanë votuar jashtë vendit.