Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do që të shtyhet data e zgjedhjeve lokale.
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka reaguar pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Haradinaj ka thënë se një veprim i tillë është dëshmi e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.
“Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve. Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera. Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit. 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.