Arbëri

Haradinaj i kërkon Ramës të legalizojë kanabisin: Por mos e mbillni si fasule

FOTO: Arkivi
 

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanabisi është një nga problemet e Shqipërisë dhe zgjidhja sipas tij është legalizimi.

Ai në një intervistë për “ABC” i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të marrë guximin dhe të bëjë një ligj, si Maqedonia e Veriut për ta legalizuar.