Arbëri

Gërvalla i del në mbrojtje Vitisë pas kritikave të deputetit Karameta

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pak orë pasi atij dorëheqjen ia kërkoi edhe deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta.

Karameta të enjten i kërkoi Vitisë që të japë dorëheqje e të fokusohet në zgjedhjet në Prishtinë, duke ia “numëruar dështimet” si ministër. Ndërkaq, tani, anëtarja tjetër e Listës “Guxo”, i ka dalë në mbrojtje Vitisë duke e lavdëruar atë për marrëveshjen për vaksina ndaj COVID-19.