Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh. Ai ka thënë se takimi do të mbahet në fillim të shtatorit.
Në një postim në Twitter, Lajçaku ka bërë të ditur se për përgatitjet për takimin e ardhshëm ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimet e fundit Kosovë – Serbi u mbajtën në fillim të muajit korrik.