Arbëri

Ku t’i shijoni momentet më të bukura të ditës?

 

Secili prej nesh shumicën e kohës e kalon në ambiente të hapura, duke u takuar me shoqëri apo ndonjë të afërm. Pikërisht, Buka Bakery është një vend ideal për t’i kaluar disa nga momentet më të çmueshme të rutinës ditore, për të kaluar një kohë të lezetshme me familje, të argëtohesh me kolegë dhe duke provuar llojshmëri të produkteve të shijshme dhe të freskëta vendore.

Është një ndjenjë e këndshme dhe një aromë e bukës së freskët që të përcell në prag të derës. Aty, edhe dëgjohet zhurma e përgatitjes së kafes dhe përzierja e pijeve të freskëta matanë shankut, ku për çdo mëngjes shërbehesh me një buzëqeshje nga stafi. Një vend i mrekullueshëm t’a fillosh ditën me një shujtë mëngjesore me kroasan të pjekur freskët, apo lloje të ndryshme të pjekurinave, e secila të vjen me një shije të veçantë që dëshiron për t’i shijuar sa më shumë nga to, duke i mbledhur grimcat që lënë pas.