Arbëri

Vaksinat anti-COVID nga SHBA-ja vijnë në mesditë në Kosovë

Të premten do të pranohet dërgesa e vaksinave për COVID-19 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Është paralajmëruar se kjo dërgesë do të arrijë në orën 15:00 dhe të pranishëm do të jenë krerët e shtetit dhe ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett.

SHBA-ja po dërgon kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër koronavirusit, përmes programit COVAX. Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të verës.