Kandidati I LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, duket se së fundmi është bërë me dokumente të Kosovës.
Në një fotografi të publikuar të letërnjoftimit të tij vërehet data e skadimit, që është 20 qershor 2031.
Në Kosovë letërnjoftimi ka afat 10 vjet dhe nga kjo i bie që Rama është bërë me dokumente të Kosovës tek pasi ishte zyrtarizuar si kandidat për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja.
Ndryshe, letërnjoftimin e Kosovës e ka marrë në moshën 45-vjeçare.
{gallery}