Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e trupave dhe pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Shqipëri, për t’u dalë në ndihmë në shuarjen e zjarreve.
Presidenca njofton se autorizimi erdhi pas vendimit të Qeverisë për t’i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, përmes një Note verbale, ka përcjell kërkesën te Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit për fikjen e zjarreve masive me të cilat është duke u përballuar Qarku i Kukësit në ditët e fundit. Nisur nga kjo Notë verbale, Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë që qeveria të miratojë vendimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. Qeveria ka aprovuar kërkesën duke siguruar edhe mjetet buxhetore për financimin e operacionit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
vjosa o