Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 1 milion vaksinime janë kryer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se në Shqipëri janë kryer deri më tani 1,238,036 vaksinime.

Manastirliu ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së enjte janë kryer 8,632 vaksinime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gushti do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grup-moshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar në Shqipëri duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.