Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri mbi 848 mijë vaksinime kundër COVID-19

Në Shqipëri janë bërë mbi 848 mijë vaksinime kundër COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar se vetëm gjatë ditë së sotme janë kryer 5895 vaksinim.

Në një postim në Twitter ajo ka thënë se procesi i vaksinimit po shkon me ritme të shpejta, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë bërë 848.340 vaksinime.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus dhe një i vdekur. Në total në Shqipëri janë 136 raste aktive.

Artikuj të ngjashëm