Arbëri

Mustafa: Kosova mund të goditet nga një tërmet deri në 6.3 shkallë të rihterit

Foto: KTV
 

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, ka deklaruar se gjatë javës së kaluar Kosova është goditur nga 7-8 tërmete, me shkallë të ndryshme të rihterit. Tërmeti më i madh ishte ai i së dielës, që shkalla e tij ishte 3.4.

Në emisionin SOT të KTV-së, Mustafa deklaroi se Kosova është zonë “e nxehtë” për gjenerimin e tërmeteve, dhe se në vitet e ardhshme mund të rrezikohet nga dridhjet në deri në 6.3 shkallë të rihterit.