Arbëri

Protestë para Ambasadës së Shqipërisë për “Ballkanin e Hapur”

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Organizata Lëvizja për Demokraci ka organizuar një aksion simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, për ta kundërshtuar nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e minishengenit ballkanit, që tash njihet si “Ballkani i Hapur”.

Aktivistët e Lëvizjes për Demokraci kanë vendosur një pano para Ambasadës ku shkruante “Edi ‘Esat’ Rama ne nuk e kemi harruar se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë në krye me Millosheviqin dhe ministrin e tij Vuçiq! E ardhmja e shtetit tonë është nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerisës, jo nga ajo që pretendoni ju ‘Jugosllavia e Re’! Po ta rikujtojmë kush është bashkëpunëtori i juaj Vuçiq dhe çfarë krimi ka kryer mbi popullatën civile në Kosovë!”.