Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet e vitit 2022: Edi Rama – Open Rama

Është kryeministër i Shqipërisë, por Edi Rama tha të jetë i vetëdijshëm se shumë njerëz në shtetin e tij, por edhe në Kosovë, e akuzojnë për agjent serb. E këtë vit, në jo pak raste ai mori rolin e avokatit të Serbisë, shtetit armik të Kosovës.

Bashkë me Aleksandër Vuçiqin, shtyn përpara nismën rajonale “Open Balkan”, në të cilën Kosova refuzon të hyjë, bashkë me dy shtete tjera – Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën. Kryeministri i Shqipërisë foli me gjuhë qortuese jo pak herë, për refuzimin e të tria vendeve që t’i bashkëngjiten nismës së lansuar prej vitesh në Serbi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në aktivitetin e parë ekonomik në kuadër të “Ballkanit të Hapur” që u mbajt në Beograd, Rama i bëri të gjitha shtetet e rajonit njësoj përgjegjëse për luftërat e deritashme në Ballkan, duke amnistuar Serbinë nga roli që kishte në ndezjen e tyre.

Serbinë e arsyetoi edhe pse u është ndarë vendeve të Evropës në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit në Ukrainë. Kësaj ia shoqëroi thirrjen që të mos ushtrohej trysni e skajshme mbi Beogradin zyrtar dhe, për ta relativizuar kursin që ndjek Serbia, tha se edhe Shqipëria në një rast ka shkelur sanksionet.