Arbëri

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon përfshirjen në përzgjedhjen e Bordit të ri

Descriptive Text

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit për Media që të njoftohen për procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit të televizionit publik.

‘’Si Sindikatë kërkojmë që të jemi pjesë e këtij procesi si vëzhgues. Ne do t'i ndjekim nga afër zhvillimet dhe procedurat që do të ndiqen për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit dhe nëse nuk zbatohen rekomandimet e Agjencisë Britanike, ne do të ndërmarrim hapa konkretë ligjorë’’, thuhet në komunikatën e tyre.

Sindikata, sipas tyre, kërkon transparencë të madhe në këtë proces: intervistimi i kandidatëve të Bordit të ri të transmetohet direkt në RTK dhe në media të tjera.

Më 8 korrik të këtij viti, deputetët vendosën për shkarkimin e secilit anëtar veç e veç të Bordit të RTK-së. Një gjë e tillë u kundërshtua nga opozita, por pozita kishte votat e mjaftueshme.