Arbëri

Nis kthimi i bashkatdhetarëve nga Kroacia

 

Mediumi kroat "24sata", ka njoftuar se ka nisur kthimi drejt Kosovës i personave që ishin në autobusin e aksidentuar.

Aksidenti i ndodhur të dielën e 25 korrikut la 10 persona të vdekur dhe rreth 40 të lënduar. Këta të fundit kanë marrë trajtimet mjekësore në spitalet kroate, derisa autoritetet e Kroacisë kanë bërë me dije se do të kujdesen për mbulimin e shpenzimeve për kthimin e tyre.