Pas aksidentit të mbrëmshëm në Kroaci ku humbën jetën 10 mërgimtarë dhe rreth 40 të tjerë morën lëndime, ka reaguar Avokati i Popullit në Kosovë.
Avokati i Popullit ka thënë se në vazhdimësi ka përcjellë zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjmë me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, për çfarë edhe ka hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se do të dalë me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse.
Njëherësh Avokati i Populit u ka shprehë ngushëllimet familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod, Kroaci dhe u ka uruar shërim të shpejtë bashkatdhetarëve tanë të lënduar në këtë aksident.
“Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës që seriozisht të merren me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë” është thënë në njoftimin e kësaj zyre.