1 perditesime
21:24

Nderohen viktimat e aksidentit në Kroaci

Dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin e sotëm u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ministrat Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Faton Peci, deputetë, si dhe përfaqësues të institucioneve ndezën qirinjtë.

Qirinj ndezën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë të cilët iu përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për homazhe për bashkatdhetarët që humbën jetën mëngjesin e së dielës.

20:28

Sonte ndizen qirinj për bashkatdhetarët që humbën jetën në aksident

Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin e sotëm në Kroaci, Qeveria ka njoftuar se do të ndizen qirinj nga ora 21:00.

Kjo do të bëhet para Teatrit Kombëtar në prishtinë.

 

Në nderim të bashkatdhetarëve tonë që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Kroaci, së bashku le...

Posted by Qeveria e Republikës së Kosovës on Sunday, July 25, 2021

Dhjetë persona kanë vdekur në aksidentin që ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, derisa 45 kanë marr lëndime trupore. Kryeministri Albin Kurti me disa anëtarë të kabinetit ka mbërritur në Kroaci për t'i vizituar të lënduarit.