Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka thënë se në autobusin që po vinte nga Frankfurti në Prishtinë, ishin të gjithë mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.
Në aksidentin në Slavonski-Brod që ndodhi në mëngjesin e sotëm, kanë humbur jetën nëntë pasgjerë dhe një shofer. Janë lënduar 45 persona tjerë. Autobusi ishte vetaksidentuar, sipas informatave në Kroaci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për fat të keq, ka ndodhur një aksidnet i tmerrshëm dhe dua të falënderojë Qeverinë e Kroacinë dhe të gjitha shërbimet. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet dhe i lus që të kenë forcën dhe mirëkuptimin sepse ne, të gjitha institucionet në Kroaci e Kosovë, do të jemi me ta në këtë kohë të vështirë. Të gjithë janë njerëz që punojnë në Gjermani dhe donin të kalonin pushimet në Kosovë. Sa i përket autobusit, është kompani nga Kosova. Ne folëm me familjrët e të plagosurve dhe të vrarëve”, ka thënë Kasapolli, raporton “Jutarnji.hr”.