Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 356,771 doza të vaksinës antiCOVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.
Ndërkohë që në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar për 19 raste të reja pozitive me koronavirus.