Arbëri

19 raste pozitive në 24 orët e fundit

Nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.

Në total numri i rasteve aktive është 137.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.

Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.