Arbëri

LDK-ja zyrtarizon kandidaturat edhe në 10 komuna tjera

FOTO: KOHA
 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar edhe 10 kandidatura për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Në mesin e zyrtarizimeve është emri i Lutfi Hazirit, i cili do të kandidojë edhe për një tjetër mandat për kryetar të Gjilanit, ndërkohë Anton Quni do të jetë kandidati i kësaj partie në Prizren.