Arbëri

ARKEP-i thotë se incidentet me mesazhe në Deçan janë evituar

Pas raportimit të KOHËS për mesazhet e operatorit serb MTS përreth zonës së Manastirit të Deçanit, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka thënë se ka marrë masat e duhura dhe ka arritur të evitojë këto incidente ditën e sotme.

ARKEP-i tutje ka shtuar se janë në përgatitje të masave për entitetet përgjegjëse rreth këtij incidenti.

“Lidhur me incidentin e raportuar nga Koha, ekipi i ARKEP-it ka bërë matje në disa pika në Kosovë dhe sipas rezultateve të matjeve, incidenti me mesazhe duket se është evituar. Ekipi i ARKEP-it vazhdon të bëjë matje për të siguruar funksionimin e shërbimeve në harmoni të plotë me rregulloret dhe ligjet në fuqi. Poashtu ARKEP-i është në përgatitje të masave për entitetet përgjegjëse për këtë incident”, thuhet në reagimin e tyre për KOHËN.

ARKEP ka falënderuar ekipin e Kohës, ndërsa ka bërë thirrje që dukuritë negative të raportohen në e-mailin e këtij autoriteti “[email protected]”.