Freskinë në këto ditë të nxehta të stinës së verës, shumë qytetarë po e gjejnë në sheshet e kryeqytetit.
Relaksimit të masave antiCOVID, i ka paraprirë edhe një organizim i Komunës së Prishtinës, që po mbledh qindra qytetarë çdo mbrëmje në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE ardhja e mërgimtareve ditëve të fundit, siç duket qytetarët po i përballë edhe me kolona në rrugë pas orës 21:00 në mbrëmje. Përveç në rrugë, mbrëmjen e së mërkurës, qytetarët me pritje u përballën edhe në hyrje të një klubi të natës në kryeqytet.
Këtë kërkesë e kanë arsyetuar anëtarë të Shoqatës së Gastronomëve.
Kemi vërejtur energji pozitive te njerëzit edhe lutja jonë është, po flas si pronar i klubit, që qeveria me i shiqu me e rishqyrtu orarin sepse sektori jonë po bën dëm edhe në sektorët e tjerë pra për shkak të hapjes së hershme dhe për me qene ekonomikisht më mirë për një orë ose dy më shumë kishte me qenë shumë”, tha Dekorim Sahiti, pronar i ZoneClub.
e klubeve të natës e kanë mirëpritur edhe qytetarët të cilët, prapa kamerës kanë thënë se një gjë e tillë iu kishte munguar.
Sipas, masave të Qeverisë, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 14 korriku, klubet e natës në ambiente të mbyllura lejohen të punojnë, me shfrytëzim të 50% të kapaciteteve, e në ato të hapura me 70%.
“Ne vendin e kemi ndryshu, kemi shti dekorime të ndryshme për me bo vendimin me punu me kapacitete më të vogla”, tha Sahiti.
Por masat, sikurse në shumicën e vendeve, as në klubet e natës nuk respektohen.
Në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë, në rast se do të ketë rishikim të masave, thuhet se “çdo ndryshimi të masave i paraparin analiza e situatës epidemiologjike dhe rekomandimet e IKSHPK-së”.
Pas paraqitjes së rasteve të para me COVID-19, në Kosovë gjatë marsit të vitit të kaluar, në mesin e masave kufizuese ishte edhe mbyllja e klubeve të natës.
