Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur e 15 raste të reja me koronavirus të martën

koronavirusi

Foto: Arkiv

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 11 pacientë.

MSH-ja bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.144 persona. Në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirus të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri i personave të vdekur që nga fillimi i pandemisë është 2.265, i të infektuarve 107.921, derisa të shëruar janë 105.549.

Në total numri i rasteve aktive është 107.