Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do të punojë që shtetit të Kosovës t’i sjellë njohje të reja. Në një deklarim për media turke, Erdogani ka thënë se këtë çështje do ta diskutojë edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Le të punojmë bashkërisht për njohjen e Kosovës. Do t’ua propozoj atyre këtë”, ka shtuar ai, raporton Reuters.
Viteve të fundit njohjet për Kosovën janë ndaluar. E fundit ishte ajo e Izraelit, si efekt nga Marrëveshja e Uashingtonit. Në anën tjetër, Serbia vazhdimisht pretendon se Kosovën e kanë çnjohur disa shtete. Deri më tani Republikën e Kosovës e kanë njoftuar 117.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani në Beograd thotë se është i gatshëm ta ndihmojë dialogun Kosovë - Serbi
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Erdogani uron Kosovën, thotë se i jep mbështetje të palëkundur
-
Rama: Miq si Erdoganin dhe Turqinë, Republika e Kosovës s’gjen dot