Arbëri

Helmimi në Deçan, arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve

Është arrestuar një zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar lidhur me rastin e helmimit në Deçan.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Po është ndaluar një person zyrtar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar për situatën në Deçan”, ka thënë ai për KOHËN.

Nga helmimi në Deçan u infektuan mbi 1.500 qytetarë, sipas shifrave zyrtare. Megjithatë, ende nuk është gjetur shkaku që çoi në krijimin e një situate emergjente.