Arbëri

Osmani: Do t’i kundërshtojmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin

Foto: KOHA
 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për deklarimet se do të mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Përmes Twitter, Osmani ka shkruar se me përkrahjen e Bidenit dhe Merkelit, do t’i kundërshtojnë fuqishëm “ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë”.