Gjatë këtij viti janë arrestuar 20 persona që kanë qenë të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, derisa 28 persona kanë qenë të trafikuar.
Kështu ka bërë të ditur u.d të Drejtorit të Departamentit për Kufi, Kolonel Ragip Bunjaku gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
“Kontrabandim me mallra në këtë gjashtë mujor kemi 72 raste krahasuar me vitin 2018 kemi pasur 32, ndërsa kontrabandim me kafshë nga 37 në vitin 2019 tani kemi vetëm 7 raste. Sa i përket rasteve tjera numri i të arrestuarve këtë vit i kemi 20 në lidhje me trafikimin me emigrantë ndërsa 28 viktima kanë qenë të trafikuaar. Kemi raste të zbuluara këtë vit edhe të kërpudhave dhe ne e dimë që ato janë shumë të rrezikshme” ka thënë Bunjaku.
Bunjaku gjatë raportimit të tij ka folur edhe për rastin në veri ku u arrestuan 22 pjesëtar të policisë kufitare.
Ai tha se të gjithë ata që janë pjesëtar të policisë dhe janë të involvuar në korrupsion do të suspendohen derisa në pyetjet e deputetëve se a është ende nën hetime, Bunjaku tha se tani është shumë i pastër dhe asnjëherë nuk është konfirmuar aktakuza ndaj tij.
“Sa i përket veriut dhe arrestimit të zyrtarëve policor, procesi është në gjykatë dhe nuk kam njohuri më shumë dhe ata janë përjashtuar. Nuk jam nën hetime procesi ka përfunduar në tërësi dhe jam i pastër dhe asnjëherë nuk është konfirmuar aktakuza ndaj meje” është përgjigjur Bunjaku, raporton EO.
-
Aksidenti me emigrantët në Shqipëri ndez polemika për trafikimin me njerëz
-
Shtatë të arrestuar, dyshohen se përdorën Kosovën si transit për kontrabandimin e emigrantëve
-
19 vajza u raportuan si viktima të trafikimit vitin e kaluar
-
Policia e Kosovës godet grupin e dyshuar për trafikim me emigrantë, 18 të arrestuar
-
Arrestohen dhjetë persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë