Një 43-vjeçar, shtetas i Serbisë, është mbytur të martën në detin në Durrës.
Siç ka njoftuar Policia e Shtetit, autoritetet po punojnë në zbardhjen e rrethanave të mbytjes së M.S..
“Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb M. S., 43 vjeç, (pushues). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim të Policisë.