Arbëri

GAP: Përfaqësimi i grave nëpër borde e agjenci i ulët

Descriptive Text

Aktualisht ekziston një hendek i thellë i përfaqësimit gjinor në borde dhe pozita menaxheriale të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, thotë një raport i Institutit GAP I publikuar me emrin “Sfida 50/50: Zbatimi i kuotës gjinore në bordet e institucioneve publike”.

Sipas këtij raporti deri më tani, institucionet publike kanë injoruar obligimin ligjor për përfaqësim të barabartë, duke interpretuar dispozitat e Ligjit për barazi gjinore si jo obligative.

"Ndërmarrjet publike, mesatarisht 27% e përbërjes së bordeve janë gra, ndërsa 28% tek agjencitë e pavarura. Në pesë nga 14 ndërmarrjet publike, gratë nuk janë fare të përfaqësuara. Në pozita menaxheriale të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura vetëm 33% janë gra, ndërsa vetëm dy kanë kryeshefe ekzekutive nga 32 institucionet e përfshira në këtë hulumtim” thotë raporti.

Sipas këtij raporti dallimi është edhe më i thellë në pozitën e Kryeshefit/es Ekzekutiv/e (KE) ku nga 32 institucionet publike vetëm dy udhëhiqen nga gratë.

Ndërsa, sa i përket pozitave të tjera menaxheriale, gratë janë më mirë të përfaqësuara krahasuar me bordet e drejtorëve, mirëpo, përsëri larg përfaqësimit të barabartë siç është përcaktuar me Ligjin për barazi gjinore.

Ky hulumtim ka nxjerr në pah se nga 18 agjenci të pavarura vetëm Agjencia për Verifikim e Pronës ka plotësuar e përfaqësimit të grave 100 %.

Ndërsa Trusti, ZRRE, BQK, KRPP ARRH kanë zero përfaqësim të grave nëpër borde.

Situatë më e mirë qëndron tek ndërmarrjet publike.

Ku rreth 6 ndërmarrjet publike kanë arritur që përfaqësimin e grave ta kenë deir në 50 %. Në mesin e tyre janë ndërmarrjet Infrakosi, KEK-u, Bifurkacioni, ngrohtorja Gjakova, dhe KRM Çabrati.

Hulumtimi tregon se deri në fund të vitit 2021 do të përfundojnë mbi 50 mandate nëpër bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura.

Andaj, Instituti GAP i ka rekomanduar Qeverisë dhe komunave që në pozitat e lira ta kenë parasysh kuoten gjinore në mënyrë që ta përmirësojnë dhe avancojnë përfaqësimin e barabartë gjinor në vendimmarrje.