Arbëri

Koci: Dhunimi si armë lufte

 

Avokati Arianit Koci vlerëson se dënimi i sotëm i kriminelit serb Zoran Vukotiq për dhunim të një gruaje shqiptare gjatë luftës në Kosovë, është triumf i drejtësisë, porse sipas tij, për dënimin e dhunuesve të tjerë, gratë kanë nevojë për përkrahjen e familjes dhe shoqërisë.

Në një postim në Facebook, të titulluar “Dhunimi si armë lufte”, Koci ka thënë se dhunim nuk ishte incident i izoluar, por ishte pjesë e sulmit sistematik dhe është përdorur si armë lufte kundër popullatës civile shqiptare - duke goditur gruan shqiptare, me qëllim të poshtërimit dhe degradimit të saj në familje dhe shoqëri.