Arbëri

Agon Bytyqi – zëvendësdrejtor i ri në AKI

 

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë emëruar të enjten Agon Bytyqin zëvendësdrejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012.