Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emin Hoxhaj emërohet drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Emin Hoxhaj është emëruar drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, ka njoftuar të hënën Zyra për Komunikim Publik.

Hoxhaj është emëruar nga kryeministri Albin Kurti, derisa u tha se ai ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001.

“Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.