Dy ditë pasi u arrestua me dyshimet për “nxitje të përçarjes dhe mos durimit”, shtetasi nga Mali i Zi R.J. ka dalë këtë të hënë para Gjykatës.
Seanca ndaj tij ka nisur në orën 10 të mëngjesit. Zëdhënësja e Gjykatë Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi ka konfirmuar për Kohën se gjykata ka pranuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit të Malit të Zi.
Dy ditë më parë Policia e Kosovës gjatë festimeve në Gazimestan të festës së Vidovdanit arrestoi shtetasin e Malit të Zi, me dyshimet se kishte kryer veprën "nxitje e përçarjes dhe mos durimit” pasi kishte bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Avokati i Popullit nis hetimet në lidhje me pretendimet për keqtrajtim të të arrestuarve në Gazimestan
-
Dëbim nga Kosova e nga 700 euro gjobë për serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit
-
Të arrestuarve në Gazimestan u ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë
-
Serbët festojnë Vidovdanin duke provokuar, ndalohen disa prej tyre
-
37 të arrestuar për nxitje të urrejtjes gjatë Vidovdanit