Rreth 78 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se Bashkimi Evropian ka ndihmuar Kosovën në përballjen me koronavirusin, bën të ditur Instituti Epik.
Sipas raportit të publikuar, BE-ja i ka ofruar Kosovës miliona euro për këtë përballje, duke i ndihmuar në sigurimin e mjeteve të nevojshme kundër COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"BE-ja siguroi 5 milionë euro për të ofruar çdo gjë: nga testet dhe shtretër, e deri tek auto-ambulanca dhe respiratorë, siguroi 63 milionë euro ndihmë ekonomike dhe sociale për grupet më të cenueshme të shoqërisë, siguroi 100 milionë euro për të ruajtur stabilitetin makroekonomik të vendit dhe 395,000 vaksina nga COVAX”, thuhet në infografikën e Epikut.