Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se nga java e ardhshme do të përshpejtojë vaksinimin masiv në vend.
MSH-ja në një përgjigje për KOHËN ka thënë se doza të tjerë do të vijnë gjatë javës së ardhshme ose më herët, me numër më të madh se deri tani, dhe më pas vaksinimi masiv do të jetë më dinamik.
‘’Doza të tjera vijnë gjatë javës që vjen, ndoshta edhe më herët, me numër shumë më të madh se deri tani dhe vaksinimi masiv do të jetë shumë më dinamik nga java tjetër e tutje deri në arritjen e objektivit të përcaktuar për vaksinimin e 60% të popullatës që duhet vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19’’, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
MSH-ja ka shtuar se ‘’në stokun e saj ka sasi të konsiderueshme të vaksinave për të siguruar secilin që ka marrë dozën e parë që ta marrë edhe të dytën, por edhe për të vaksinuar të tjerë me dozën e parë’’.
Terminet për vaksinim deri më datën 29 qershor janë mbushur nga kategoritë prioritare në këtë fazë, thotë tutje MSH-ja.
Edhe
Vitia: Javën tjetër arrijnë vaksinat, deri në 500 mijë të vaksinuar brenda muajit
Ministria që drejtohet nga Arben Vitia gjithashtu është zotuar për më tepër termine nga java e ardhshme për qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen.
Që nga fillimi i vaksinimit masiv më 15 qershor, në Kosovë janë vaksinuar rreth 50 mijë qytetarë.
-
Sot pritet të nisë vaksinimi masiv, s’dihet sa vaksina janë në dispozicion
-
Opozita dyshon në planin e MSH-së për vaksinimin e 500 mijë personave në muaj
-
Vitia thotë se në Kosovë mund të kryhen deri 400 mijë vaksinime në muaj
-
Ministri i Shëndetësisë paralajmëron se vaksinimi masiv do të nisë nga 15 qershori