(KosovaPress) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë së shpejti dosjen e paaudituar të informimit publik për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes kësaj dosje do të mësohen donatorët e secilit subjekt politik, për shumat kumulative më shumë se 100 euro dhe raportet e publikimit financiar të fushatës së subjekteve politike të dorëzuara te KQZ-ja.
Po ashtu, KQZ-ja do të publikojë edhe raportet e publikimit financiar të kandidatëve që janë zgjedhur deputet të Kuvendit të Kosovës.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku u prezantua edhe një raport lidhur me ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve lokale të 17 Tetorit. Sipas KQZ-së, përgatitjet e zgjedhjeve janë duke u zhvilluar sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar në fillim të këtij procesi.
-
Lehtësohen procedurat e votimit të personave me nevoja të veçanta
-
KDI-ja kërkon që shpenzimet e partive politike të bëhen publike
-
KQZ-ja cakton kufirin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore
-
Gati 11 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme, fushata 10-ditore nis më 28 maj
-
Fushata zgjedhore nis nga 28 maji, KQZ-ja thotë se organizimi i zgjedhjeve kalon 10 milionëshin