Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeshefit ekzekutiv, Enver Gashi, dhe për ndryshime në dy kuadro të tjera në korporatë.
Sipas njoftimit, në mbledhjen e 22 qershorit, pos Gashit janë marrë vendime edhe për ndryshime në pozitën e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyetimi i Bordit të përkohshëm të drejtorëve për këto ndryshime ka qenë se vendimet po merren me qëllim që të ndryshohet dinamika e punës dhe të fuqizohen proceset me të cilat pritet të përballet korporata, si në prodhim por edhe në përmirësim të fushës ambientale.