Arbëri

Kosova merr pjesë ne Forumin Ekonomik në Shkup

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka përfaqësuar Kosovën në forumin ekonomik në Shkup, i cili i ka mbledhur udhëheqësit rajonal me më së shumti influencë për të adresuar sfidat me të cilat përballet rajoni.

Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se gjatë forumit janë identifikuar dhe adresuar sfidat kryesore për zhvillim, janë ndarë eksperiencat politike të vendeve të rajonit, dhe janë identifikuar veprimet e politikave për një ekonomi më afruese dhe gjithëpërfshirëse.

Rizvanolli gjatë fjalimit të saj ka thënë se ka thënë se bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik në rajon është i domosdoshëm dhe duhet të përfshijë angazhimin e përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta, angazhimin e mekanizmave të besueshëm të mbikëqyrjes dhe zgjidhjeve për të garantuar implementimin e marrëveshjeve, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit drejt anëtarësimit në BE.

Ministrja ka bërë thirrje që përtej bashkëpunimit ekonomik, udhëheqësit rajonal duhet të punojnë bashkërisht në sfidat, si emigrimi i individëve të aftë me krijim e mundësive të reja të punësimit, promovimin e lëvizshmërisë së punës, duke njohur kualifikimet e njëri-tjetrit dhe heqjen e lejeve të punës, si dhe bashkëpunim drejt demokratizimit, mbrojtjes së sigurisë juridike, sundimit të ligjit, rritjes së përgjegjësisë së qeverive dhe lirisë së mediave.