Arbëri

Osmani: BE-ja t’ia bëjë të qartë Serbisë, ose me Evropën ose me Rusinë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me homologun e saj nga Austria, Alexander Van der Bellen ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Ajo ka thënë se Serbia ka bërë një luftë të tmerrshme në Kosovë dhe nuk është ndarë drejtësi.

Ajo ka shtuar se për këto krime nuk ka kërkimfalje, drejtësi e as pendesë nga ana e Serbisë.