Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218. Në total numri i rasteve aktive është 176.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.