Kosova e Serbia të bëjnë deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mossulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave, kanë qenë kërkesat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur në Samitin e Vjenës të premten.
Pak ditë pasi në dialog me Serbinë, Kurti i bëri katër propozime, të njëjtat ka thënë se i ka përsëritur edhe në samitin e sotëm ku u takuan liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalimin e tij, Kurti ka deklaruar se ka thënë se Kosova po e menaxhon mirë e me sukses pandeminë e COVID-19.
“Mesatarisht kemi më pak se një person të infektuar në ditë për 100 mijë banorë dhe më pak se 10 raste aktive në 100 mijë banorë. Bashkimi Evropian do të duhej ta vendos Kosovën në mesin e shteteve të udhëtimit të sigurt lidhur me pandeminë Covid-19”, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti është lavdëruar edhe për “nisjen e reformave në drejtësi e ekonomi”.
“Besimi qytetar në institucione është shumë i lartë. Krahasuar me vitin e kaluar eksportet i kemi rritur për 66%, aktivitetin ekonomik (qarkullimin) për 15%, kurse të hyrat buxhetore për 30%. Kemi nevojë për më shumë investime, dhe kompanitë austriake janë të mirëseardhura e të dëshiruara”, ka shtuar ai.
Edhe
Kurti në Forumin Ekonomik, kërkon që Serbia t’i lehtësojë procedurat e transitit
Në pikën e fundit, ai ka kërkuar që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka ripërsëritur kërkesën që shtetet e Ballkanit Perëndimor të formojnë SEFTA-n (Marrëveshjen Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore).
-
Kërkohet nga Bashkimi Evropian që të hapë dyert e tij për integrim të vendeve të Ballkanit
-
Kurti: Integrimi i Kosovës në BE të mos penalizohet shkaku i Serbisë
-
Kryeministri Kurti kërkon t’i bëhet presion Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjeve
-
Kurti kërkon normalizim të raporteve me Serbinë para zgjedhjeve në SHBA e BE