Shoqëria civile përmes një komunikate për media ka kundërshtuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.
Shoqëria civile konsideron se ky vendim është i motivuar politikisht si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Madje, rikujtojmë që puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, sipas tyre, marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve.
Organizatat e shoqërisë civile:
Demokracia për Zhvillim (D4D)
Demokracia Plus (D+)
INDEP
INPO
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
Lëvizja FOL
Organizata Nënë Tereza
Organizata Çohu
Syri i Vizionit