Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se sot ka qenë dita kur ka marrë formë shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së KQZ-së, ndonëse sipas tij, për disa javë ka qarkulluar si opsion.
Ai ka thënë se kjo flet për tendencën politike nga i cili është marrë një vendim i tillë, duke shtuar se mund të shihet edhe si kërcënim ndaj anëtarëve dhe kryetarit të ri të KQZ-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nëse do të kishte bazë për këtë vendim, atëherë nuk do duhej pritur deri tash.
“Ne e kontestojmë edhe arsyetimin që është dhënë. Arsyetimi si i tillë është politik dhe shumica e çështjeve të adresuara nuk qëndrojnë dhe janë keqinterpretim i situatave. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me mos njohuri e në skenarin më të keq kemi të bëjmë me motiv politik”, ka thënë ai.
Cakolli ka thënë se një vendim i tillë i marrë një apo dy ditë të zgjedhjeve lokale përçon mesazh edhe tek anëtarët e KQZ që një fat i tillë mund ta pres këdo.
“Kjo përçon mesazh edhe te anëtarët e KQZ-së edhe kryetarin e ri që një fat i tillë mund ta pres këdo që nuk vepron në frymën e disponimit të shumicës në KQZ”, ka thënë ai.