Arbëri

11 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me koronavirus nuk ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2,648 testime nga të cilat 11 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rënie krahasuar me një ditë më parë kur ishin 18 raste.