Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 255 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga testimi i 977 të dyshuarve si të prekur me këtë sëmundje, ka njoftuar të martën Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, derisa janë shëruar 274 pacientë.
Numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 3.176.
Ndërkohë, vaksinimi po vazhdon të zhvillohet me ritme të ngadalta. Në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 55 persona.