Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

274 raste të reja me COVID-19, të hënën në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë shënuar 274 raste pozitive me COVID-19,ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të hënën.

Rastet e reja kanë rezultuar nga testimi i 883 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Në këtë periudhë kohore janë shëruar 616 persona, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 5.650.