Kanë arritur në Kosovë edhe 100 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, kundër COVID-19. Edhe këto doza kanë ardhur nëpërmjet aleancës së COVAX-it.
Me 100 mijë e 620 dozat e ardhura sot, numri i përgjithshëm i vaksinave që ka marrë Kosova ka shkuar në rreth 170 mijë.
Fillimisht vendi mori rreth 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, ndërsa më vonë edhe 38 mijë të tjera. Të gjitha nëpërmjet COVAX-it. Pos tyre, vendi ka pranuar edhe 15 mijë doza “Pfizer” nga Bashkimi Evropian.
Në Kosovë janë vaksinuar rreth 60 mijë qytetarë deri tash, ndërkaq sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi se nga 15 qershori do të nisë vaksinimi masiv.
Në vend është paralajmëruar lehtësimi i masave, pas rënies së rasteve me COVID-19. Janë 2987 raste aktive. Si pasojë e virusit kanë vdekur 2242 persona.
-
Sot pritet të arrijnë në Kosovë dhjetëra-mijëra vaksina të Pfizerit
-
Kosova pranon 38.400 vaksina nga COVAX-i, për pak javë edhe 521 mijë të tjera
-
100 mijë doza Pfizer arrijnë të premten në Kosovë
-
100 mijë doza “Pfizer” do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të majit
-
Kosova pranon sot mbi 515 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja