Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti i cili ditë më parë ftoi partitë opozitare në takim për të diskutuar rreth çështjeve me “interes nacional”.
Nënkryetari i kësaj partie, Shaqir Totaj, ka thënë në Interaktiv se ftesa u refuzua për shkak se në të nuk ishte e specifikuar ndonjë temë e veçantë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ftesa e Kurtit nuk ka qenë e specifikuar, nuk ka përmbajtur tema specifike për të cilat do diskutohej dhe në interes nacional. Kanë qenë tema për të cilat kompetent është ekskluzivisht Qeveria”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kanë qenë të cekura disa tema të tjera, të cilat PDK-ja ka konsideruar se nuk janë në kompetencë të saj t’i diskutoj parimisht.
“Nuk është specifikuar se do të diskutohet si temë e veçantë dialogu, port tema të tjera si çështja e marrëdhënieve me Brukselin. Këto tema janë të rëndësishme por janë në kompetencë të MPJ-së. Në ftesë nuk ka qenë e specifikuar çështja e dialogut, prandaj ne nuk kemi marrë pjesë”, ka shtuar Totaj.